Kombëtarja shqiptare U-17 u mposht 2-1 nga Uellsi, në sfidën e grupit B6. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Shqipërisë, pas golit të shënuar nga Leon Myrtaj në minutën e 20-të.
Në pjesën e dytë uellsianët përmbysën gjithçka, falë dopietës së William Grainger, në minutat 63 dhe 76.
Kështu Uellsi kryeson grupin me 4 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 3 pikë.