12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryediplomati turk në SHBA për bisedime kyçe me Sekretarin e Shtetit

Kryesoret

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, do të udhëtojë në Uashington më 25 dhe 26 mars për bisedime me Sekretarin e Shtetit amerikan, Marco Rubio.

Gjatë vizitës, Fidan do të diskutojë për çështje kyçe si mundësitë e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, si dhe situatën në Siri dhe Gaza.

Ai do të theksojë nevojën për një bashkëpunim të ngushtë në industrinë e mbrojtjes, duke kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë dhe kthimin në programin e F-35.

Fidan do të shqyrtojë gjithashtu mundësitë për një armëpushim të përhershëm në Gaza dhe për mbështetje të mëtejshme për rindërtimin e Sirisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit