Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një komentuesi në rubrikën “Sy më sy”, i cili e nënvlerësoi rëndësinë e pasaportës së Bashkimit Europian për shqiptarët.
Rama theksoi se Shqipëria është në një moment historik dhe ka bërë përpjekjet e nevojshme për të arritur standardet europiane.
Ai theksoi se ky është një shans i madh dhe nuk mund të humbasë, duke përmendur se shqiptarët janë poshtëruar historikisht dhe tani është momenti për të ndryshuar këtë histori dhe për t’u bërë pjesë e Europës.
“Ora nuk më mbeti mua tek pasaporta europiane, por ora e historisë së vendit tonë ka qenë gjithmonë e lidhur me pamundësinë për të qenë të barabartë me të tjerët, ku jemi në mes të Europës. Shqiptarët janë poshtëruar historikisht, sot është ora e historisë sonë. Është mundësi historike, sepse ne kemi bërë detyrat tona dhe ata janë gati të na pranojnë. Ne nuk mund të humbasim këtë shans. Kjo është beteja për të besuar që këtë mundësi historike ne nuk mund ta humbasim duke u marrë me e lagu e nuk e lagu.”