Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga qytetarët që të mbështesin Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit për të vazhduar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai theksoi se vota e shqiptarëve është e rëndësishme për të krijuar një bllok të fortë mbështetjeje për negociatat dhe për të siguruar që rinia që punon për këto negociata të vazhdojë pa pengesa.
“Krijimi i vetëdijes që më 11 maj duhet të krijojmë një bllok kompakt përtej të majtës dhe të djathtës, përtej rendies së fanellave të partive është një vetëdije. PS është vendi aty te kutia nr 5 është vendi për të hedhur votën, jo për tu bërë të gjithë socialiste (larg qoftë), por për të mbështetur fuqishëm negociatat, për të krijuar kushtet që edhe në 12 maj, ata 1 mijë vajza dhe djem, që punojnë për negociatat të vazhdojnë pa asnjë lloj lëkundje që vjen nga impakti i votës.
PS gjendet në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, si pikë referimi, sic gjendje PD në 1991 ku shumica dërrmuese ia dha votën.
Në 11 maj duhet masivisht me votën tek kutia nr 5 të konfirmohet ndarja përfundimtare me historinë e të qenit të lënë pas dore, të lënë pas dere”, tha Rama.