Prokuroria e Tiranës kërkoi dënime për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën blogeren Klea Prenga me sende të forta gjatë verës së kaluar.
Për Mariela Berishën, prokurori kërkoi 3 vite burg, por dënimi mund të ulet në 2 vite nëse ajo shpallet fajtore në gjykimin e shkurtuar. Ndërsa për Antonelën Berisha, prokuroria kërkoi 3 vite shërbim prove, që gjithashtu mund të ulen në 2 vite pas gjykimit të shkurtuar.
Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024 dhe akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.