Shefi i ekipit mjekësor të Papa Françeskut tha se ai ishet shumë afër vdekjes sa në një moment menduan të ndërprisnin trajtimin.
Reuters shkruan se mjeku në spitalin e Romës, Sergio Alfieri tha se Papa pas një krize të frymëmarrjes më 28 shkurt pati një problem të mëtejshëm dhe pothuajse u mbyt nga të vjellat.
“Ekzistonte një rrezik i vërtetë që ai të mos e përballonte dot. Duhej të vendosnim nëse do të ndalonim dhe ta linim ose të vazhdonim përpara me të gjitha ilaçet dhe terapitë e mundshme, duke u përballur me rrezikun e dëmtimit të organeve të tjera. Në fund, vendosëm të vazhdonim”, shtoi ai.
Papa Françesku u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt për një periudhë bronkiti që u shndërrua në pneumoni të dyfishtë , një gjendje veçanërisht e rëndë për të, pasi kishte pleurit si i ri dhe i ishte hequr një pjesë e një mushkërie.