Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se platforma e-Albania ka sjellë përfitime të mëdha për qytetarët shqiptarë, duke kursyer kohë dhe para.
Gjatë një takimi me startup-et fituese të programit, ai theksoi se deri tani shqiptarët kanë kursyer rreth 620 milionë euro për shërbimet që ata mund t’i merrnin më parë në mënyrë fizike.
“Është e vërtet që ne sot kemi këtu 89 fitues të programit, ne jemi sumë tëv etëdijshëm që programi duhet zgjeruar më tutje. Dje pashë një audit, kemi marrë grup ekspertësh që të bënin audit analitik se çfarë ka ndryahuar e-albania në jetën e shqiptarëve. E para, që nga platforma janë kursyer shqiptarëve 620 milionë euro në total, që do t’i kishin harxhuar për të marrë shërbimet. E dyta, janë kursyer75 milionë fletë letre. E treta, më domethënësja, koha e kursyer, 25 mijë rrotullime rreth Tokës. Tani jemi në pokën e progresit eksponencial”, theksoi ai.