Pas pezullimit të lundrimeve për shkak të motit të keq, aktiviteti në Portin e Durrësit ka rinisur.
Autoriteti Portual njoftoi se tragetet janë akostuar normalisht në terminal dhe operacionet portuale vijojnë pa probleme.
Po ashtu, anija “Kledes Mary” po shkarkon 2,388 ton xhama, ndërsa dy anije të tjera priten të akostohen në orët në vijim.