18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kenia njohu pavarësinë e Kosovës, nxehet Vuçiç: Do të marr masa të forta

Kryesoret

Kenia – shtet afrikan – e ka njohur pavarësinë e Kosovës të mërkurën, duke u bërë kështu shteti i 118-të që e njeh atë. Serbia e ka konsideruar “akt armiqësor” njohjen e Kosovës nga Kenia dhe ka paralajmëruar se do t’i marrë “të gjitha masat e nevojshme diplomatike”.

“Veprimi i Kenias për ta njohur shtetin e Kosovës përbën “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë në një reagim, siç raporton RTS.

Serbia ankohet se me këtë veprim, Kenia “e ka shkelur edhe Kartën e OKB-së”. Kjo njohje, sipas Serbisë “minon gjithashtu përpjekjet për dialog konstruktiv, stabilitet rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar”.

Serbia pretendon se në 8 vitet e fundit “28 shtete kanë tërhequr ose pezulluar njohjen e pavarësisë” së Kosovës, dhe se “vetëm dy shtete të reja kanë marrë vendim për njohje”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit