Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim elektoral në Shkodër, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë në këtë qark dhe ka komentuar për zgjedhjet e 11 majit.
Ai e ka cilësuar skuadrën e Partisë Socialiste (PS) si shumë përfaqësuese, duke theksuar se ky është një avantazh i madh për partinë.
“Në Shkodër, kemi arritur të formatojmë një skuadër që është shumë përfaqësuese, që mbulon praktikisht të gjitha ndjeshmërie dhe njëkohësisht edhe kategoritë, që u flet të gjithëve, pavarësisht moshës, gjinisë dhe prejardhjes, pasi kushdo që jeton në Shkodër, apo është i lidhur me Shkodrën, e ka mundësinë që në këtë skuadër të gjejë atë që do. Ky është avantazh i madh për ne, krahasimisht me ata që kemi mbrapa, se përballë kemi vetëm horizontin e BE. Nuk kemi kundërshtarë përballë, i kemi vetëm mbrapa. Prandaj dëgjojmë në mënyrë të vazhdueshme, zhurma, mallkime, sharje, britma dhe lehje.”