Presidenti i Francës Emmanuel Macron krah Volodomyr Zelenskyit në Paris deklaroi se Rusia po e ri-interpreton atë që u ra dakord në bisedimet e armëpushimit.
“Unë vërej se sot Rusia është gjithmonë e tunduar të riinterpretojë atë që ne diskutojmë dhe biem dakord.
Ndërsa thotë se dëshiron paqe, Rusia vazhdon të godasë intensivisht territorin ukrainas, duke përfshirë objektivat civilë. Ne i dënojmë këto sulme”, tha Macron.
Ai gjithashtu tha se Franca do të sigurojë një mbështetje ushtarake shtesë prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën.
Presidenti ukrainas ka mbërritur në Paris për një takim me homologun e tij francez. Dy presidentët do të diskutojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën përpara një samiti të “koalicionit të vullnetit” nesër.