Rei Manaj është përzgjedhur nga UEFA si një nga lojtarët më të mirë të raundit të dytë të kualifikuesve të Botërorit, falë dy golave të shënuar kundër Andorrës.
Ai garon për titullin e “Lojtarit më të mirë” me futbollistë të njohur si Karol Svidierski i Polonisë, Haris Hajradinoviç i Bosnjë-Hercegovinës dhe Martin Ødegaard, kapiten i Arsenalit dhe i Norvegjisë.
Lexuesit e UEFA-s mund të votojnë deri në fund të dy ditëve për të zgjedhur fituesin.