Gazment Bardhi, drejtues politik i Qarkut të Fierit, ka akuzuar qeverinë për neglizhencë ndaj sektorit të bujqësisë.
Sipas tij, ministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama nuk kanë asnjë konsideratë për mundin dhe sakrificat e fermerëve, duke i lënë ata të përballen me vështirësi të mëdha dhe pa mbështetje të duhur. Bardhi theksoi se prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka rënë ndjeshëm, ndërsa shumë produkte mbeten të pa shituara.
Postimi i plotë:
Për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, nuk ka asnjë rëndësi mundi, sakrifica apo vështirësitë e fermerëve. Ata shohin vetëm pamjen e jashtme të produkteve shqiptare, ndërkohë që fermerët i kanë lënë vetëm dhe pa asnjë mbështetje. Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka një rënie dramatike dhe produktet mbeten stok dhe të pa shitura. Numri i krerëve të bagëtive është ulur me 62 përqind krahasuar me vitin 2013. Për ti dhënë fund kësaj situate dhe për të qenë çdo ditë në mbështetje të fermerëve, qeveria e PD pas 11 Majit do të: Subvencionojë për çdo njësi prodhimi, kokë bagëti dhe fidan të blerë fermerët dhe rritje për këtë qëllim e fondit të subvencionimit direkt të fermerëve nga 0.5 përqind e shpenzimeve buxhetore, në 3.5 përqind sa është niveli mesatar i rajonit.
Karta e ID do jetë NIPT-i i fermerit, mbështetje direkte, subvencion për sipërmarrësit në fushën e bujqësisë, ku çdo fermer do identifikohet me një NIPT. TVSH-ja në sektorin e përpunimit të prodhimeve bujqësore do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje, kështu që paratë do shkojnë direkt tek fermeri dhe jo tek grosisti. Nafta do të subvencionohet gjer në nivelin e kostos. Subvencionim i normave të interesit deri në masën 80 përqind për kreditë bankare në fushën e bujqësisë. Zhvillimi i infrastrukturës bujqësore do mbështetet nga investime thelbësore veçanërisht në ujitje dhe kullim ku çdo vit do investohen një shumë rreth 70 milionë dollarë me qëllim dyfishimin në katër vite të sipërfaqjes së ujitjes. Kompensim financiar me çmim dysheme për stokun e prodhimit të shkaktuar nga çrregullime të forta të tregut dhe incentivim në ngritjen e industrisë agroushqimore për absorbimin e këtij stoku dhe shmangien e asgjësimit të këtyre produkteve. Voto nr. 1: Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.