-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Black Eagle”/ Biznesmeni nga Vlora: Nuk dija për aktivitetet kriminale të babait tim

Kryesoret

Vijon procesi “Shqiponja e Zezë” në Belgjikë, ku 34 persona akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e kokainës ndërkombëtarisht.

Gjatë seancës së së mërkurës, Arte Hamzai, djali i Alfredo Hamzait, njëri nga drejtuesit e rrjetit të trafikut, ka dëshmuar në Gjykatën e Apelit të Brukselit. Ai deklaroi se nuk kishte dijeni për aktivitetet kriminale të babait të tij, por ishte i bindur se ai ishte i përfshirë në bizneset e pasurive të paluajtshme.

Hamzai, i cili jeton në Antwerp dhe punon si profesionist në një dyqan veshjesh, po ashtu tha se kishte dijeni për precedentët penalë të babait, por shtoi se ky ishte një fakt nga koha para lindjes së tij.

“Babai im ishte në biznesin e pronave të paluajtshme dhe kishte trashëguar shumë para. E dija se ai kishte një precedent penalë, por më thanë se ishte para se të lindja unë. Nuk kisha dijeni se im atë ishte ende subjekt i disa urdhërarresteve evropiane dhe ndërkombëtare në 2020 dhe 2021. Unë dhe nëna ime jetojmë në shtëpinë tonë në Deurne”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit