-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bosnja kërkon ndihmën e Interpol për arrestimin, Dodik: Nuk kam ndërmend të heq dorë

Kryesoret

Presidenti i Republikës Serbe Milorad Dodik ka reaguar nga Izraeli pasi gjykata e Bosnjës kërkoi nga Interpol që ndaj tij të ketë një urdhër-arresti ndërkombëtar.

“Myslimanët nga Sarajeva po përpiqen të bëjnë gjithçka, si dhe Prokuroria antikushtetuese dhe Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës për ta instrumentalizuar gjyqësorin”, tha Dodik.

Ai shtoi se “Si president i Serbisë, para së gjithash respektoj vendimet e Kuvendit Popullor, në të cilin është thënë gjithçka, gjegjësisht si duhet vepruar. Gjithçka është e qartë”.

Ai njoftoi se javën e ardhshme do të kthehet në Serbi pas përfundimit të aktiviteve në Izrael. Dodik theksoi se Sarajeva është e frustruar nga fakti se nuk mund ta zgjidhin çështjen në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe se tani duan ta ndërkombëtarizojnë atë.

“Ata duan të më pengojnë të shkoj në vizita, të takohem me shtetarët, të më izolojnë në atë mënyrë dhe më pas të flasin se si nuk mund të takohem me askënd. Na takon neve të luftojmë dhe nuk kam ndërmend të heq dorë. Më kanë mbetur ende mjaft vite për të luftuar për statusin adekuat të Republika Serbe. Ata madje kanë një frikë nga ndryshimi i tyre klasik”, theksoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit