Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në 23 prill shqyrtimin e çështjes lidhur me ligjin që rregullon funksionimin e SPAK dhe GJKKO. Kjo ka ardhur pas një kërkese të Gjykatës Administrative për rastin e mosemërimit të gjyqtarit Gerd Hoxha në GJKKO.
Gerd Hoxha ka pretenduar se u skualifikua për një foto të rastësishme me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, gjatë një aktiviteti të ambasadës britanike.
Kushtetuesja ka vendosur të thërrasë Këshillin e Lartë të Gjyqësorit si palë të tretë në këtë proces.