Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se paga minimale do të rritet në 500 euro me një vendim të qeverisë që do të merret në qershor të këtij viti.
Ai theksoi se ky ndryshim do të hyjë në fuqi nga janari 2026. Sipas Ramës, paga mesatare aktuale në Shqipëri është 830 euro, ndërsa në sektorin publik arrin në 1000 euro.
“830 euro është paga mesatare sot në Shqipëri, e përgjithshmja. Ajo në sektorin publik është 1000 euro.
Pagën minimale e kishin 157 euro, tani e kemi 400 euro. Dhe me vendim në qershor do ta bëjmë 500 euro, dhe do të hyjë në efekt nga janari 2026.
Ndërkohë shumica e kompanive dhe bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale. Kush nuk do të dëgjojë nuk dëgjon, është më shurdh se sa ai që ka probleme me dëgjimin.”