Kryeministri Edi Rama ka njoftuar miratimin e ligjit të ri për “Paketën e Maleve”, i cili ofron mundësi investimi në agroturizëm, agropërpunim dhe turizëm malor.
Ai theksoi se 500 aplikantët e parë do të përfitojnë lehtësira fiskale, përfshirë 10 vjet me zero taksa dhe zero TVSH, si pjesë e një mbështetjeje për ata që duan të investojnë në tokat e të parëve.
“MIRËMËNGJES dhe me “Paketën e Maleve”, një ligj i ri i sapomiratuar që i hap rrugë investimeve në agroturizëm, agropërpunin dhe turizëm malor, duke u dhënë një mundësi reale dhe mbështetje të posaçme të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve nga qyteti apo nga jashtë vendit, për të arritur një sukses ekonomik për familjen e tyre, me procedura krejt të thjeshtuara dhe lehtësira fiskale, deri edhe 10 vjet Zero Taksa e Zero TVSH për 500 aplikantët e parë, ju uroj një ditë të mbarë
”, shkruan Rama.