Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me integrimin europian të Shqipërisë.
Ajo ka theksuar se, ndërsa Rama premton se do të integrojë vendin në BE, ai e injoron biznesin shqiptar duke e dërguar atë në BE “me të mbathura”, pa investime, teknologji apo standarde.
“Ju e dëgjoni kryeministrin qe flet “do të shkojmë në BE në 2027”. Por si do të shkojë biznesi në BE në 2027? Sepse ai thotë “do ju jap pasaportën’, por biznesin e hedh në lumë.
Ne kemi nisur diskutim me biznesin për ta bërë gati për procesin e integrimit. Sot qeveria thotë që “biznesi do të shkojë me të mbathura në BE, pa investime, pa teknologji e standarde. Ndërkohë që kemi gati planin për gatishmërinë e biznesit për BE, jo vetëm me investime por edhe me politika pro biznesit.”