Kongresmenja amerikane e Partisë Republikane, Marjorie Taylor Greene ofendoi një gazetare britanike që po përpiqej t’i bënte një pyetje rreth Chatgate, skandali që lindi nga përhapja e planeve për të sulmuar Jemenin përmes bisedës në aplikacionin Signal.
Pasi e pyeti se nga ishte gazetarja dhe mësoi se ishte nga Mbretëria e Bashkuar, Greene tha: “Nuk na plas fare për opinionin dhe raportimin tënd. Kthehu në vendin tënd. Nuk të intereson për njerëzit e vendit tënd? Për gratë e përdhunuara nga emigrantët?”, duke iu referuar çështjes së përdhunimeve masive në dekadat e fundit në MB, e përdorur nga Elon Musk kundër kryeministrit britanik, Keir Starmer.
“Nuk më interesojnë lajmet tuaja të rreme”, përfundoi kongresmenja republikane përpara se t’i jepte fjalën një gazetari amerikan.
Marjorie Taylor Green @RepMTG demolishes UK reporter. That’s how you do it. pic.twitter.com/fEr1faskgm
— banthebbc (@banthebbc) March 26, 2025