Presidenti serb Aleksandar Vuçi gjatë një konference në Bruksel e quajti atë një trillim përdorimin e një arme zanore gjatë protestave të 15 marsit. Vuçiç deklaroi se edhe ekspertët e NASA-s kanë konfirmuar se nuk është përdorur një gjë e tillë.
“Më lejoni t’ju them diçka. Për ekspertët e CRTA që thanë se ishte një vorbull zanore, dhe ne nuk kemi një armë të tillë”, tha Vuçiç nga Burkseli.
Ndërkohë media N1 ka njoftuar se ka kontaktuar NASA-n dhe u ka kërkuar atyre të konfirmonin pretendimet e Vuçiçit për të informuar publikun në Serbi, por Agjencia Hapësinore e SHBA-ve tha se nuk ka asnjë informacion.
Më 20 mars, N1 i dërgoi departamentit të marrëdhënieve me publikun e NASA-s një deklaratë të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, si dhe pamjet që tregojnë incidentin në protestën e 15 marsit në Beograd. N1 bëri pyetjet e mëposhtme:
-A ka marrë NASA një kërkesë/aplikacion nga ndonjë autoritet/organ shtetëror i Republikës së Serbisë apo ndonjë përfaqësues i tyre që kërkon të analizojë pamjet nga ngjarjet në Beograd të 15 marsit?
-Nëse NASA ka marrë një kërkesë/apel të tillë dhe ka analizuar pamjet e incidentit, ju lutemi na konfirmoni se është e vërtetë se “nuk është përdorur asnjë armë zanore”, siç deklaroi Presidenti i Serbisë në Bruksel.
-Nëse NASA nuk ka marrë kërkesë nga zyrtarë apo individë nga Serbia dhe ekspertët e saj nuk kanë analizuar se çfarë ka ndodhur në Beograd, të konfirmojnë se deklarata e Presidentit të Serbisë nuk është e vërtetë.
“NASA nuk ka asnjë informacion në lidhje me ngjarjet në lidhje me pyetjet tuaja. Nëse është e nevojshme, mund të kontaktoni edhe një zëdhënës të NASA-s”, u përgjigj Elizabeth Shaw, eksperte e komunikimit strategjik të NASA-s nga Departamenti i Komunikimeve.