Mbrëmjen e djeshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, një çift irlandez ka dorëzuar një shumë monetare prej 41,400 eurosh. Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën e gjetën më 26 mars 2025, rreth orës 15:30, në afërsi të supermarketit “SPAR” në lagjen nr. 13, Durrës.
Çifti ka paraqitur vlerat monetare në polici, ndërsa veprimet e mëtejshme do të merren nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.