-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Martohen përsëri, Bardhi: Mezi prisja që kurorëzimi im me Sarën të bëhej në muajin e shenjtë të Ramazanit

Kryesoret

Sara Gjordeni dhe Bardhi u martuan për së dyti herë, por kësaj here sipas zakoneve myslimanë. Ata kanë ndarë foto nga martesa e tyre dhe nuk kanë munguar edhe fjalët e ëmbla për njëri-tjetrin.

“Jo, nuk jam mbuluar as konvertuar! Thjesht sot u martova sipas zakoneve të tij, me dashurinë e zemrës sime prej grifshe”, shkruan Sara në Instagram.

Ndërsa Bardhi shkruan se priste me padurimin kurorëzimin e tij me Sarën në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e Premte.

“Unë po prisja me padurim që kurorëzimi (nikahu) im me Sarën të bëhej në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e Premte (E Xhuma). Me ndihmën e Zotit m’u realizua dëshira, veç na u desht me prit 1 vit. Faleminderit saragjordeni që pate durim 1 vit për këtë ditë të shenjtë për ne të dy, edhe që për ditën e sotme u përshtate zakoneve të fesë islame, e veç dua të të them që shumë të ka hije!”, shkruan Bardhi në Instagramin e tij, krahas fotove si çift.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit