13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Transformimi i Metalurgjikut do ta bëjë Elbasanin pjesë të metropolit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama njoftoi planin për transformimin e Kombinatit Metalurgjik në një park kombëtar industrial, duke theksuar potencialin e jashtëzakonshëm të zonës.

Ai shtoi se ky park do të krijojë mundësi për biznese, punësim, dhe aktivitete të ndryshme, përfshirë kulturë dhe sport. Rama po ashtu theksoi se zhvillimi i këtij parku do të bëjë që Elbasani të bëhet pjesë e metropolit të Shqipërisë dhe të lidhë më afër Tiranën.

Edi Rama: Qëllimi është të hyjmë në një fazë të re të transformimit të Kombinatit Metalurgjik në një park kombëtar industrial, i cili ka potencial të jashtëzakonshëm dhe për të cilin duam të mbështetemi tek një aleancë me të gjithë bizneset e pranishëm.

Territori është i madh dhe ka vend për të imagjinuar shumë gjëra. Ideja themelore është që ky park duhet të jetë një destinacion për të gjithë dhe ky park duhet të bëhet së bashku me automotoparkun pika që do të bashkojë Tiranën dhe Elbasanin, si edhe do ta bëjë Elbasanin pjesë të metropolit të Shqipërisë në dekadat e ardhshme.

Që të vish të punosh këtu është një distancë po aq ose më e shkurtër sa distanca që te merr për të punuar nga njëra anë e Tiranës në tjetrën nganjëherë. Duhet parë me këtë sy, këtu ka potencial për të hapur kryeqytetin dhe për t’i dhënë një energji dhe frymëmarrje të re, me këto dy pika që janë afër njëra tjetrës, parku i kombinatit dhe automotoparkut.

E kemi të nevojshme që nga ana juaj të na bëhet me dije çdo plan që keni. Duhet të ketë vend dhe arsye për të gjitha kategoritë e moshat që të vijnë në këtë territorit, jo vetëm fabrika, jo vetëm biznes, por edhe kulturë e sport, argëtim për fëmijët, janë të gjitha mundësitë që kjo të bëhet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit