Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka prezantuar kandidatët për deputetë në Lezhë për zgjedhjet e 11 majit. Shehaj deklaroi se shqiptarët më 11 maj kanë mundësi të përfaqësohen nga njerëz të ndershëm.
“Në Parlament të mos përfaqësoheni nga të korruptuar, individë të lidhur me krimin. Njerëz që ia kanë dalë duke përdorur shtetin dhe lidhjen me shtetin dhe pushtetin e korruptuar, por njerëz të ndershëm si Noka. Ky është objektivi ynë për zgjedhjet e ardhshme, për 11 majin. Kjo është mundësia jonë”, u shpreh ai.