-sidi education-spot_img
14.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Industria fason në krizë nga politikat anti-biznes

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me drejtues dhe punonjës të një fasonerie, ku u diskutuan sfidat që po përballet industria prodhuese, veçanërisht sektori i fasonit. Ajo theksoi se industria fason është një burim i rëndësishëm të ardhurash për mbi 70 mijë familje shqiptare, por po goditet nga politikat fiskale të qeverisë.

“Industria fason është burim të ardhurash për mbi 70 mijë familje shqiptare. Ajo përfaqëson modelin e punës dhe të eksporteve ‘Made in Albania’, por sot po goditet rëndë nga politikat fiskale të qeverisë socialiste,” deklaroi Tabaku.

Tabaku nënvizoi se taksat e larta dhe zhvlerësimi i lekut në një ekonomi të paformalizuar kanë ndikim negativ te rrogat e punëtorëve dhe qëndrueshmërinë e biznesit.

“Kemi më shumë taksa për biznesin prodhues dhe më pak të ardhura për qytetarët. Çmimet rriten, rrogat mbeten të ulëta, dhe vendet e punës janë në rrezik. ‘Made in Albania’ po mbytet nga një ekonomi që favorizon ndërtimet pa kriter dhe pastrimin e parave,” u shpreh deputetja e PD.

Tabaku shprehu angazhimin për të mbështetur bizneset dhe punëtorët në Kuvend, duke theksuar nevojën për një ekonomi të orientuar drejt prodhimit dhe punës së ndershme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit