Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave gjatë ditës së sotme, 28 mars 2025. Pjesa më e madhe e territorit do të përballet me reshje shiu, ndërkohë që zonat veriore dhe veriperëndimore do të kenë rrebeshe shiu. Pasdite, shirat do të dobësohen në shumicën e vendit, përveç skajit jugor, ku do të vazhdojnë rrebeshet.
Në majat e maleve, priten reshje të pakta dëbore. Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke variojnë nga 2°C në Bulqizë deri në 20°C në Durrës dhe Sarandë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar dallgëzim 2 ballë në brigjet detare.