Ditën e sotme një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “Qoshkë” në fshatin Lapardha në Berat.
Menjëherë kanë shkuar grupet e shërbimit me 4 punonjës zjarrfikës të cilët bën të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.
Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar dhoma e gatimit të banesës së Kadri Mançe. Shkak i zjarrit është rrjedhja e bombolës së gazit.