Presidenti Bajram Begai në rrjetin social në facebook ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Begaj uron një agjërim të pranuar dhe begati dhe lumturi në familjet e gjithë shqiptarëve.
“Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët!
Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!”, shkruan Begaj.