Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjete sociale ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.
Blushi uron shëndet, mbarësi dhe begati për çdo besimtar, të afërmit e tyre dhe çdo familje shqiptare.
“Gëzuar dhe me fat Fitër Bajramin!
Agjërimi, sakrificat, veprat e mira dhe lutjet gjatë Muajit të Ramazanit qofshin të pranuara dhe u shpërblefshin me bekimin e Zotit në shëndet, mbarësi dhe begati për çdo besimtar, të afërmit e tyre dhe çdo familje shqiptare!”, shkruan Blushi.