12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan, Meta: Ngjarje e madhe për historinë shpirtërore të kombit tonë

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka uruar nga burgu Kryepeshkopin Joan Pelushi, pas fonëzimit të tij në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Meta shprehet se kjo është një ngjarje e madhe për historinë shpirtërore të kombit tonë dhe moment historik për vet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

“U bashkohem urimeve të përzemërta, që me bekimin e Zotit, Fortlumturia e Tij Joani, një personalitet i jashtëzakonshëm, të udhëheqë me shumë dashuri punët dhe veprat e mira në shërbim të Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, në përçimin e vlerave shpirtërore dhe mësimeve të shenjta, të paqes dhe të forcimit të harmonisë tonë ndërfetare, shembull frymëzues për mbarë botën.”, shkruan Meta në facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit