Sot është fronëzuar Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, duke u ulur në fronin më të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Ky moment shënon fillimin e ushtrimit të detyrës së tij si udhëheqës i Kishës Ortodokse në vend, duke hapur kështu një kapitull të ri në historinë e kishës shqiptare.
Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të shtetit dhe politikës shqiptare, përfshirë Presidentin Bajram Begaj, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, zv.kryeministren Belinda Balluku, ministrat Pirro Vengu dhe Blendi Gonxhja, ish-presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu, deputetin Pandeli Majko, si dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.