-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tedi Blushi: 10 mijë euro për çdo biznes të ri bujqësor familjar

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat u shpreh se PL do mbështesë bujqësinë me 30 miliard lekë çdo vit, 10 mijë euro grant për çdo biznes të ri bujqësor familjar e përjashtim nga taksat për 5 vite.

“Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të rëndë recensioni. Të dhënat e fundit të institutit të statistikave të Edi Ramës, INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi në 2024 me minus 1.1%, ndërkohë që kontributi i këtij sektori jetik për ekonominë e vendit shënoi rënie me 4%.

Tanimë edhe të dhënat zyrtare janë të detyruara të pohojnë se bujqësia ka hyrë në trajktoren e rënies së lirë për shkak të përgjysmimit të numrit të krerëve që ka përgjysmuar edhe fermat blegtorale duke sjellë për pasojë falimentimin e mijëra fermerëve shqiptarë, që detyrohen të braktisin vendin.

Vota më 11 Maj për koalicionin fitues “PD-Alanca për Shqipërisë Madhështore” është votë për të garantuar pagesë grant të menjëhershme prej 10 mijë euro për çdo biznes të ri bujqësor familjar të krijuar dhe përjashtim të tij nga taksat e tatimet për 5 vite.

Koha e shkatërrimit të prodhimit vendas dhe hedhjes në kanal të djersës të fermerëve shqiptarë i ka ditët e numëruara.

Të votojmë më 11 Maj për rritjen e mirëqenies së fermerit shqiptar, për Shqipërinë fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon, që është Shqipëria Madhështore që meritojnë të gjithë shqiptarët e sidomos fermerët e ndershëm e duarartë” tha ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit