-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet e 11 majit, caktohen 93 vendet e numërimit të votave

Kryesoret

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi caktoi sot vendet e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.

Celibashi ka thënë se janë miratuar 93 vende numërimi, përgjithësisht salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive, që plotësojnë kriterin teknik të sipërfaqes bazuar në numrin e QV-ve të ZAZ-së.

“Gjithashtu, u miratuan disa shtesa në vendimin nr. 285, datë 18.03.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për caktimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”. Shtesat konsistuan në miratimin e 230 qendrave të votimit në ambiente private në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.
Komisioneri miratoi Procedurën Standarde të Operimit (PSO) për përgatitjen e zarfave me dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë.

Procedura Standarde e Operimit ka për qëllim detajimin e procedurave standarde teknike të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor që do t’i dërgohet zgjedhësve nga jashtë. Ky dokument është i strukturuar në 8 krerë në përmbajtje të të cilëve janë të specifikuara:

  1. fazat/hapat e përgatitjes së zarfave me dokumentacionin zgjedhor;

  2. materialet dhe pajisjet e nevojshme për këtë proces;

  3. procedurën e përgatitjes së setit me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë;

  4. personelin përgjegjës që angazohet për këtë proces;

  5. detyrat/veprimet që kryen personeli për secilën nga fazat e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor;

  6. trajnimi i nevojshëm;

  7. organizimi i ambientit të punës;

  8. organizimi i turneve dhe punonjësve.

Reruar kësaj procedure, personeli i atashuar për procesin e përgatitjes së zarfave me dokumenetacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë duhet të nënshkruajë deklaratën e konfidencialitetit, si dhe të ketë akses të autorizuar në ambientet e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor.”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit