Në hapje të takimit me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Athinë me praninë e Kryeministrit Edi Rama, Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, tha se Partia Socialiste do të përmbyllë marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Greqinë, ashtu siç bëri në 12 vite në pushtet me 16 vende.
“Shumë prej jush na pyesin gjithmonë dhe na thonë: Kur do ta mbyllim marrëveshjen për njohjen e pensioneve? Dhe unë po ju them sot këtu, bashkë me kryetarin Rama, bashkë me kryeministrin, siç mbyllëm 16 marrëveshje në këto 12 vite me 16 vende për të njohur pensionet, do ta mbyllim brenda këtij mandati të ri edhe marrëveshjen për pensionet me Greqinë.
Dhe këtu mund të bëj edhe një krahasim. E dini sa marrëveshje për njohje pensionesh bëri Bufi në 8 vjet? Vetëm 2. Vetëm 2 marrëveshje bëri Bufi. Ndërkohë, sa herë më shumë i bie 16 krahasuar me 2, ë Luli? 8 herë” tha ai.









