Qeveria e Britanisë së Madhe ka premtuar deri në 10 milionë paund (12,9 milionë dollarë) në ndihmë të Myanmarit, i cili u godit të premten nga një tërmet i fuqishëm 7,7 ballë.
“Paketa shërben për të mbështetur reagimin humanitar në zonat më të goditura nga tërmeti, me fokus në furnizimin me ushqim dhe ujë, ilaçe dhe strehim”, tha Ministria e Jashtme.
“Britania e Madhe po dërgon mbështetje të menjëhershme për popullin e Myanmarit pas tërmetit shkatërrues”, tha Jennifer Chapman, ministre e shtetit për Zhvillimin.
“Partnerët lokalë të financuar nga Britania e Madhe tashmë po mobilizojnë një përgjigje humanitare në terren dhe kjo paketë prej 10 milionë paundësh do të forcojë përpjekjet e tyre”, shtoi ajo.