Presidenti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim pune me Chris LaCivita, strateg i fushatës së Donald Trump dhe drejtues i fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Në takim me ta ka qenë edhe Phil Griffin, një personazh i njohur në botën e televizionit dhe ish-president i MSNBC.
Mediu me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi se nga java e ardhshme, ekipi i LaCivita do të jetë në Shqipëri për të ndihmuar opozitën që të fitojë në 11 maj.
“Mbas një dreke pune me strategun e fushatës Trump dhe drejtuesin e fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore Chris LaCivita dhe Phil Griffin. Prej javës tjetër ekipi i Chris do jetë non stop në Shqipëri në krah të opozitës deri në fitoren në 11 Maj.”, shkruan Mediu në facebook.