-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas një muaji agjërimi, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

Kryesoret

Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot Fitër Bajramin.

Mijëra besimtarë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e namazit, të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Ceremonia nisi në 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën, ndërsa pritjet tradicionale në selinë e KMSH-së do të zhvillohen nga 09:00 deri në 12:00.

Kreu i KMSH-së uroi besimtarët, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës për ata në nevojë.

“Le të jetë Fitër Bajrami një moment vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat njerëzore. Qoftë kjo festë burim mirësie, dashurie dhe uniteti për të gjithë,” u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit