Partizani ka fituar me Laçin 1-0 në stadiumin “Arena e Demave”. Të kuqtë morën 3 pikët falë golit të Elekes në pjesën e parë. Kjo ishte ndeshja e debutimit për Skënder Gegën, pas rikthimit në skuadrën e kuqe.
Partizani renditet në vendin e katërt, me 7 pikë më tepër se Elbasani, që përballet nesër me Tiranën. Trajneri Skënder Gega u shpreh i lumtur pas ndeshjes.
“Kam vetëm 2 ditë, nëse nuk do shkonte mirë nuk do thoja nuk kam kohën e mjaftueshme. Kam qenë i ngarkuar 48 orë, jam munduar të flas me secilin. Çdokush që mund të vijë është peshë e madhe. Kam pasur edhe dilema. Dje u mundova të shpreh, nuk e di a më kuptojnë mjaftueshëm. Duhen mbajtur edhe balancat.
Ndodhën ato që besoja në pjesën e parë. Kishte dilema, personaliteti. Trajneri ka ton tjetër, mënyrë tjetër shpjegimit. Dikush dha më tepër, një pjesë tjetër ndoshta nuk dha çfarë prisja, ndodhin, do mundohemi t’i rikuperojmë sepse kemi ndeshje pas 3 ditësh. T’i marrim gjërat avash avash” tha ai.
Related