-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti shkatërrimtar, disa vende dërgojnë ekipet e shpëtimit në Mianmar

Kryesoret

Shefi ushtarak i Mianmarit thotë se 1,700 njerëz janë vrarë pas një tërmeti të madh me magnitudë 7.7 të premten. Ndërkohë mëngjesin e sotëm u regjistrua një tërmet i ri me magnitudë 5.1 ballë pranë Mandalay, qyteti i dytë më i madh në vend.

Që nga tërmeti, disa vende kanë dërguar ekipe kërkimi dhe shpëtimi në Mianmar për të ndihmuar. Kina dërgoi një ekip shpëtimi prej 82 personash në Mianmar të shtunën, së bashku me një ekip tjetër në qendrën tregtare Yangon.

Një ekip prej 51 personash nga Hong Kongu, duke përfshirë qen kërkimi dhe shpëtimi, pajisje të specializuara dhe detektorë të jetës, mbërriti të dielën. Ndërsa një fluturim indian me ndihma ka zbritur në Mianmar me një ekip kërkimi dhe shpëtimi, së bashku me komplete higjienike, batanije dhe pako ushqimore

Ministria e Jashtme e Malajzisë tha se do të dërgonte një ekip prej 50 personash në Mianmar “për të mbështetur operacionet e vazhdueshme humanitare dhe të ndihmës ndaj fatkeqësive”. Gjithashtu edhe vende të tjera si Filipinet, Vietnami, Indonezia, Irlanda, Korea e Jugut dhe Zelanda e Re kanë dërguar ekipe shpëtimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit