-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump kërcënon Iranin me bombardime

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Iranin me bombardime dhe taksa dyfish, nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje me Uashingtonin për programin bërthamor.

Në një intervistë telefonike për NBC News, ai tha se zyrtarët amerikanë dhe iranianë kishin biseduar, por nuk dha më shumë detaje rreth bisedimeve.

“Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime. Dhe ka edhe mundësi që, nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do t’u vendos taksa dytësore, ashtu siç kam bërë katër vjet më parë”, tha ai..

Gjatë mandatit të parë, nga 2017 deri në 2021, Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja e vitit 2015, e cila ishte nënshkruar midis Iranit dhe fuqive botërore dhe që vendoste kufizime të rrepta për aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit