Miliarderi Elon Musk në platformën X ka reaguar ashpër mbi vendimin e gjykatës franceze që Marine Le Pen nuk mund të kandidojë për presidente në vitin 2027, pasi ajo u shpall fajtore për përvetësim të fondeve të BE.
“Kur e majta radikale nuk mund të fitojë përmes votës demokratike, ata abuzojnë me sistemin ligjor për të burgosur kundërshtarët e tyre”, shkruan Musk.
Ai a shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për partitë e ekstremit të djathtë, si Alternativa për Gjermaninë (AfD) përpara zgjedhjeve kombëtare të shkurtit.
When the radical left can’t win via democratic vote, they abuse the legal system to jail their opponents.
This is their standard playbook throughout the world. https://t.co/FgmgeyQ2rp
— Elon Musk (@elonmusk) March 31, 2025