-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreshnik Spahiu: Në Shqipëri ka dy alternativa kryeministrore

Kryesoret

Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo, juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se në Shqipëri ka vetëm dy alternativa kryeministrore.

“Duhet të jemi realist, të bëj 3 konstatime. E para nuk duhet të kemi pritshmëri të mëdha për 11 majin. Pritshmëri do kishim nëse kishte alternativa kryeministrore. Tani kemi vetëm 2, Rama dhe Berisha, njëri mbi 20 vjet dhe tjetri mbi 30 vjet në politikë dhe pushtet. Kandidatët zyrtarë për kryeministër që kanë deklaruar veten apo koalicionet, janë dy. Nuk ka as nga partitë e reja dhe as të tjera. S’po flasim për numër kandidatësh për deputetë apo parti. Të dy janë të provuar dhe stërprovuar, nuk kanë çfarë të sjellin më. A do i mbajnë premtimet e reja që nuk i kanë mbajtur kaq vite deri tani, nuk e di”, u shpreh Spahiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit