Për shkak të fluksit shtyhet afati i dorëzimit të DIVA-s. Më 1 Prill është afati fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave për vitin 2024. Afati i fundit ishte 31 Marsi, por Drejtoria e Tatimeve e shtyu më 1 Prill për shkak se dita e hënë është pushim zyrtar nga festa e Fitër Bajramit.
Detyrimin për të plotësuar deklaratën personale të të ardhurave e kanë të gjithë të punësuarit që kanë pasur rrogë mujore bruto mbi 100 mijë Lekë gjatë vitit të shkuar, ose të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë si dhe të të dypunësuarit.
Po ashtu detyrimin për të plotësuar e kanë edhe ata persona që kanë të ardhura deri 50 mijë Lekë të patatuara, të fituara nga të ardhurat nga qira ditore, Air BnB apo Booking.
Janë rreth 144 mijë individë sipas Tatimeve që duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave deri më 1 Prill 2025. Ndërkohë që deri më 26 Mars numëroheshin 85 mijë deklarata të dorëzuara.