-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dash Sula shfryn kundër Berishës: “SPAK-istët” duhen përjashtuar

Kryesoret

Dash Sula: 6 nga 7 bashkitë e Qarkut Elbasan në listën e PD janë të papërfaqësuara. Nē zgjedhjet e 2021 bashkitē Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Librazhd, Prrenjas i çuan Partisë Demokratike 26.583 vota, mjaftushëm për tre mandate deputetësh në Parlament.

Por pavarësisht këtij fakti kaq të rëndësishëm pas 11 majit këta qytetarë nuk do të kenë asnjë përfaqësues në Parlament sepse në listën e mbyllur të PD në Elbasan nuk ka asnjë kandidat që përfaqëson këto zona.

Në primaret e Partisë Demokratike, demokratët e bashkisë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh e zgjidhën kandidatin me të cilin donin të përfaqësoheshin duke më nxjerrë më të votuarin e qarkut, por në selinë blu “SPAK-istët” janë problematik dhe duhen përjashtuar nga lista e mbyllur dhe ajo e hapura.

Pavarësisht  përpjekjeve të vazhdueshme nga ana ime  për të pasur kontakt javën e fundit për listat me kryetarin dhe të tjerë afër tij, vendimi nga ana e tyre ishte marrë që këto bashki më mirë mos të kishin asnjë përfaqësues se sa të isha unë ai” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit