Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka pritur sot në takim Ambasadorin Lamberto Zannier, kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIR për zgjedhjet e 11 majit.
Hasani ka nënvizuar se Shqipëria po angazhohet për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente në përputhje me standartet e OSBE/ODIHR.
“Shqipëria vlerëson fort asistencën e OSBE/ODIHR gjatë proceseve zgjedhore dhe ne mbetemi të vendosur për të zbatuar rekomandimet, duke shfrytëzuar njëkohësisht ekspertizën dhe ndihmën e tij”, tha Hasani.