-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli Drejtues rrëzon procedurën e hapur më 6 janar, rihapen aplikimet për drejtorin e RTSH

Kryesoret

Këshilli Drejtues vendosi me të gjithë votat e anëtarëve të rrëzojë procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Një procedurë e pezulluar më 30 janar pas kërkesës së Komisionit Parlamentar të Medias.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli drejtues vendosi të rihapë garën me procedurat që rinisin nga e para.

Nga nesër deri më 15 prill, të interesuarit do të duhet të paraqesin pranë Radio Televizionit Shqiptar dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore që mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH dhe më pas në një mbledhje të dytë Këshilli Drejtues do ti shqyrtojë ato.

Një pikë tjetër e rëndësishme e mbledhjes ishte edhe miratimi i projektbuxhetit të Radio Televizionin Shqiptar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit