Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy m’Sy u shpreh se ka marrë një imapkt pozitiv për të rinjtë e FRPD Vlorë, të cilët kanë vendisur që të punojnë me të në këtë fushatë. Në lidhje me këtë deklaratë të kryeministrit ka reaguar kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri.
Ai shprehet se Rama duhet ti lërë të rinjtë, pasi sipas tij kryeministri i ka privuar mundësinë që ata të blejnë një pronë si bazë për të ardhmen. Xhaferri thotë se kryeministri me projektin e tij prej 8 vitesh ka pastruar paratë e të rinjve.
“Kreu i Narkosulltanit në rubrikën sy n’sy me patronazhistët u ndal sërish te FRPD, pasi për FRESH nuk ka çfarë flet se e ka shkrirë.
Nuk mund të flasësh ti për të rinjtë pasi si askush tjetër ke kontribuar në eksodin e tyre dhe prej 8 vitesh me projektin tënd të pastrimit të parave i ke privuar nga mundësia për të blerë një pronë, si bazë për të ndërtuar të ardhmen.
Të rinjtë e FRPD, FRESSH, LRI, e të rinjtë shqiptarë duhet të futen 70 vite kredi në bankë për të blerë një pronë se ti pastrimin e parave në ndërtim e ke kthyer në sipërmarrje private që kur ke qenë në krye të Bashkisë.
Së fundmi dhe leje për kulla në bregdet për një grup kriminal në Durrës dhe për një trafikant në Vlorë që ishte pjesë e tragjedisë së 9 Janarit.
Projektit tënd të pastrimit të parave në ndërtim ne do ti përgjigjemi me projektin “Një çati për çdo çift të ri” që do ndihmojë të rinjtë për të blerë një pronë duke u akorduar një grant 30 mijë euro!”, reagon Xhaferri.