16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ardit Bido: E nxorën kokën, do të ndëshkohen me votë

Kryesoret

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Ardit Bido me anë të një video në rrjetin social shprehet se opozita e Antishqiptarisë Madhështore e trajton qarkun e Vlorës si një shtojcë të Agimit të Artë, një lëvizje që nuk pi ujë as në Greqi, e jo më te vëllezërit tanë minoritarë, me të cilët jemi rritur, kemi ndarë jetën dhe jemi një në këtë zonë.

“Kandidati i saj, së bashku me mbështetës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doli publikisht dhe bëri thirrje për të votuar këtë opozitë përmes një bezeje, që përfaqëson vdekjen e mbi 10 mijë shqiptarëve, dëbimin e një të tretës së shqiptarëve nga jugu dhe juglindja, si dhe djegien e dhjetëra fshatrave të qarkut të Vlorës.”, thotë Bido.

Ai nënvizon se 11 maj shqiptarët do të japin përgjigjen e merituar kësaj masakarade në kutinë e votimit. Gjithashtu thekson se këtë do ta dërgojnë në Parlament dhe do të flasin në emër të paqes dhe të bashkëjetesës.

“Më 11 maj, shqiptarët, përfshirë edhe shqiptarët me kombësi greke, vëllezërit tanë minoritarë, do t’i japin përgjigjen e merituar kësaj maskarade, në kutinë e votimit. Ata do të flasin fort në emër të paqes dhe të bashkëjetesës, dhe do të çojnë në Parlament një zë që nuk do të përtojë t’i dalë përballë kësaj opozite. 🗳️📣
Një opozitë që në vitet ’90 rrihte djemtë e Finiqit, vetëm pse kishin kombësi greke, pa bërë asgjë, dhe që sot është zhytur në ideologjitë e Agimit të Artë, pa njohur aspak harmoninë që mbretëron në këtë tokë, shumë larg nacionalizmit ekstrem që kërkon të importojë. 🚫
Doktor, shihemi në Kuvend! Mirupafshim! “, shkruan Bido.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit