-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Votoni me 11 maj për ndërtimin e një Shqipërie prodhuese dhe eksportuese në rajon

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një deklaratë për mediat ka prezantuar një pjesë të programit “Made in Albania”.

Blushi u shpreh se me 11 maj Shqipëria ka mundësinë historike për tu shndërruar në një fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.

Ai theksoi se duke votuar me 11 maj për programin ekonomik “Made in Albania” të Shqipërisë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taskave, për rritjen e të ardhurave të familjeve të tyre, për rritjen masive të punësimit të mirëpaguar dhe për ndërtimin e një Shqipërie prodhuese dhe eksportuese në rajon.

Për realizimin e këtij objekti madhor:

-Do të ulet numri i shkallëve të ndryshme tatimore.

-Do të vendoset taksa e sheshtë 10% i kapitalit.

-Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para.

-Gjithashtu, taksë e sheshtë 10% mbi të ardhurat jo nga paga si dhe 0 taksim për të gjitha profesionet e lira si dhe biznesin e vogël.

-Tavani vjetor për tatim – fitimin do të jetë 0 për biznesin e vogël.

-Kufiri i përjashtimit nga TVSH- ja do të jetë 18 milion lekë xhiro vjetore dhe ndërkohë TVSH do të ulet në 15%.

-Taksa e ndikimit në infrastrukturë do të ulet nga 8% e cmimit të shitjes në 2% të preventivit dhe kjo për faktin, sepse tanimë të gjithë e dimë se shkaku kryesor i cmimeve stratosferike në ndërtim janë pikërisht taksat absurde që “ Rilindja” dhe Edi Rama kanë vendosur mbi sipërfaqen e ndërtimit.“, u shpreh Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit